Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku, ka njoftuar se është ripërtërirë për herën e katërt marrëveshja e bashkëpunimit me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe organizatën TOKA.
Sipas Durakut, kjo marrëveshje ka për qëllim trajnimin e mësimdhënësve në metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”, e cila synon të përmirësojë procesin mësimor dhe të rrisë cilësinë në arsim.
Postimi:
Kemi ripërtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit për herën e katërt me Fakulteti i Edukimit UP dhe TOKA për trajnimin e mësimdhënësve në metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”. 🤝
Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është investimi më i sigurt për të ardhmen e arsimit.