Wednesday, November 19, 2025

Skenderaj: Drejtori Duraku pret përfaqësuesit e Qendrës Burimore për të forcuar mbështetjen për fëmijët me nevoja të veçanta

Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Tereze” nga Mitrovica, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ngritjen e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, shkruan rajoni.org.

Gjatë takimit, palët kanë shtjelluar disa çështje kyçe që synojnë përmirësimin e mbështetjes edukative dhe psikologjike për këta fëmijë, rritjen e bashkëpunimit me institucionet arsimore të komunës, si dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillim, përfshirje dhe integrim në komunitet.

Drejtori Duraku ka theksuar se Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje të plotë në këtë fushë, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Qendrës Burimore “Nëna Tereze”.

Ai po ashtu ka falënderuar përfaqësuesit e qendrës për vizitën, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të punuar së bashku në të mirë të komunitetit dhe fëmijëve që kanë nevojë për përkrahje të specializuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer