E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Skenderaj: Gruaja denoncon burrin dhe djalin për dhunë, largohet nga shtëpia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘17 Shkurti’ në Skenderaj, ku babë e bir dyshohet se rrahën gruan, respektivisht nënën.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 44-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në dëshminë e saj, djali është përfshirë në një konflikt me motrat e tij dhe ajo ka ndërhyrë që t’i mbrojë vajzat. Në atë moment, 23-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar edhe nënën e tij.

Po ashtu në rast është përfshirë ëshë bashkëshorti i viktimës, i cili ka ushtruar dhunë psikike. Sipas saj, i shoqi është përdorues i pijeve alkoolike dhe në vazhdimësi është viktimë e dhunës psikike të shkaktuar nga ai.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima është larguar për në shtëpinë e prindërve të saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer