Rajoni raportoj së pronari i biznesit në fjalë, Valmir Loshi, njihet edhe për mbështetjen dhe afërsin e tij të madhe për PDK’në, miqësin me motrën e deputetes Ganimete Musliu, ish konsullën në Gjermani, Fatmire Musliu, shkruan rajoni.org.
Rajoni në postime të tij ka gjetur së i njëjti edhe e shpërndan deputeten Ganimete Musliu.
Lidhur me artikullin ka reaguar deputetja Ganimete Musliu.
Ajo artikullin e ka quajtur shpifës dhe së nuk kërkohet falje dhe fshihet artikulli: do të ngritet padi.
“REAGIM! Portali Rajoni ka publikuar një artikull me titull: „Komuna e Skenderajt shpërblen me tender biznesin e ‘afërt’ me Ganime Musliun dhe PDK’në“. Baza e këtij artikulli qenka një foto e motres sime me personin në fjalë dhe fakti se personi në fjalë shpërndanë postimet e mia, kurse tendenca është për të denigruar reputacionin tim. Skenderaj është një qytet i vogël ku shumica prej nesh njihemi me njëri tjetrin. Nëse për diçka jam krenare, jam për faktin se me pjesën dërmuese kam ndërtuar raporte të shkelqyera të cilat qëndrojnë mbi bazën e respektit të ndërsjell e jo mbi bazën e interesave financiare. Unë do të vazhdoj të kultivoj edhe me tej raporte të mira dhe të ulem e të pi kafe me secilin qytetar të Skenderajt dhe më gjerë, por mohoj kategorikisht informacionin e rremë të publikuar së fundmi nga portali „Rajoni“. Artikulli përmban të pavërteta që dëmtojnë reputacionin tim. Deri më sot nuk jam përfshirë kurrë në veprimet ose sjelljet e përshkruara dhe as që kam ndërmend të përfshihem. Prandaj kërkoj që kjo përmbajtje të korrigjohet dhe të kërkohet menjëherë falje publike. Nëse ky informacion i rremë mbetet në internet ose vazhdon të shpërndahet, do të marr të gjitha masat e nevojshme ligjore, duke përfshirë ngritjen e një padie për shpifje dhe përhapjen e lajmeve të rreme, për të mbrojtur emrin dhe integritetin tim personal dhe familjar”, thuhet në reagimin e saj.

