Wednesday, April 9, 2025

Skenderaj: KB Sfera U14 fiton kupën e Kosovës – e mposhti bindshëm Kerasan Prishtinën!

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, klubi i basketbollit SFERA U14 ka shkëlqyer duke e fituar Kupën e Kosovës pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Kerasan Prishtina, me rezultat përfundimtar 78 – 42, shkruan rajoni.org.

Djelmoshat e rinj të SFERA-s nuk lanë asnjë hapësirë për kundërshtarët, duke dominuar ndeshjen nga sekonda e parë deri në fishkëllimën e fundit. Ishte një paraqitje që pasqyroi punën, përkushtimin dhe talentin e jashtëzakonshëm të kësaj gjenerate.

Lojtari më i mirë i ndeshjes (MVP) ishte Dren Malaj, i cili realizoi plot 27 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores me lojë të jashtëzakonshme.

Pas këtij triumfi të madh, fokusi tashmë zhvendoset drejt playoff-it, ku SFERA U14 tashmë është e kualifikuar në finale.

Seria finale pritet të nisë për dy javë – dhe SFERA është më e motivuar se kurrë për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer