Ka ndërruar jetë, Ahmet Gjejmalia nga fshati Izbicë e Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjari i të njderit, Osman Veliu, përmës rrjetit social “facebook”.
Varrimi i tij do të bëhët sot ( e hënë 16. 10.2023) nga ora 14:00, në varrezat e fshatit Izbicë.
Njoftimi i plotë:
Sot, në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë vjehrri im , Ahmet Gjemajlaj. I lindur në Izbicë, pjesën ma të madhe të jetës e kaloj në Klinë të Begut. Tre vitet e fundit, kemi jetuar bashkë me familjen tonë në Skenderaj. Këto tre vite, do të mbeten përherë në kujtimet tona, si vite që pasuruan jetën tonë më ndejat e bukura që kishim me atë, duke mësuar shumëçka nga përvoja e jashtëzakonshme e tij. Ahmetin, përveç vjehërr e kisha edhe një shok të jashtëzakonshëm. Me modestinë e tij, ngrohtësinë që rrezatonte si dhe respektin për njerëzit përreth , ai bënte për vete çdo kënd që kishte pasur rastin ta takonte. Prandaj kishte krijuar një rreth të gjerë miqsh kudo. Si një mik që e kisha, do të lënë një boshllëk të madh në jetën e familjes tonē!
Varrimi i tij do të bëhët nesër ( e hënë 16. 10.2023) nga ora 14:00, në varrezat e fshatit Izbicë.
E pamja do të mbahet dy ditë (17 dhe 18 tetor), në një lokal, përballë tregut të Skenderajt (objekti i Al Trade, të Stacioni i Policisë në Skenderaj).
LE TE PREHET NE PAQEN E PARAJSES SHPIRTI I TIJ I MIRE!