Puna dhe angazhimi i policëve të lagjes në Komunën e Skenderajt janë një model i ndershmërisë dhe besimit në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë, shkruan rajoni.org.
Një nga këta polic të lagjës është edhe zyrtari Lulzim Hasanj, i cili mbulon sektorin “C” në stacionin policor të Skenderajt.
Zona e përgjegjësisë në Sektorin C, përfshin fshatrat: Rezallë e Re, Tushilë, Rakinice, Kopiliq i Poshtëm, Buroj, Turiqec, Kopiliq i Epërm, Klladernicë, Izbicë.
Polici i lagjes apo polici i sektorit nuk është thjesht vetëm zbatues i ligjit, por është mik dhe mbështetës për qytetarët. Ai është aty për të parandaluar krimin, për të identifikuar, adresuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve relevante me çështjen e sigurisë, është aty për të gjithë.