Një grua në lagjen Spahiu në qytetin e Skenderajit ka gjetur një pushkë gjysëmautomatike në kotec të pulave, transmeton portali rajoni.org.
Policia e kanë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullte.
“Lagja Spahija, Skenderaj 29.09.2023-13:00. Një femër kosovare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj (në kotec të pulave), kishte vërejtur një pushkë gjysmë automatike të cilën policia e kanë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftim.