E enjte, 14 Nëntor, 2024

Skenderaj/ Një pasion që e ndjek me përkushtim

Cen Bajraktari, nga fshati Klinë e Epërme e Skenderajt, është mjeshtër i njohur për ndërtimin e qiftelive , llautave dhe sharkijave, një pasion që e ndjek me përkushtim dhe dashuri të madhe, shkruan portali rajoni.org.

Që në fëmijëri, ai shquhej për talentin e vizatimit, i cili, siç thotë vetë, i ka ndihmuar shumë në përpunimin e detajeve të hollësishme të qiftelive që krijon me duar të arta.

Cena ka jetuar për disa kohë në Gjermani, por vendosi të kthehet në vendlindje, ku vazhdon me pasion traditën dhe mjeshtërinë e tij, duke i dhënë një dimension të veçantë zanatit.

Punimet e tij jo vetëm që kanë vlerë artistike, por edhe mbartin shpirtin e trashëgimisë kulturore të zonës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer