Sot, në shkollën e mesme “Anton Çetta” në Skenderaj janë pensionuar profesori Sali Maliqi dhe mirëmbajtësi i shkollës, Haki Aruqi, shkruan rajoni.org.
Gjatë këtyre viteve, ata kanë qenë një shtyllë e rëndësishme e arsimit, duke udhëhequr me përkushtim e profesionalizëm dhe duke përcjellë me sukses dhjetëra gjenerata nxënësish.
Në ditën e pensionimit kolektivi i shkollës ka organizuar një ceremoni falënderuese dhe përcjellëse.