Monday, June 9, 2025

Skenderaj/ Për një euro po shemtohet qyteti!

Drunjtë dekorativë të qytetit të Skenderajt janë prekur rëndë nga një lloj insekti që po dëmton gjethet në mënyrë të përshpejtuar. Këto dëmtime nuk janë vetëm të përkohshme, nëse nuk merren masa, drunjtë do të thahen, duke i sjellë qytetit një pamje të zymtë dhe të degraduar, shkruan rajoni.org.

Fotot tregojnë qartë gjendjen alarmante në të cilën ndodhen disa prej drunjve dekorativë që dikur i jepnin hijeshi dhe freski rrugëve tona. Gjethet e dëmtuara dhe të rëna në tokë janë vetëm fillimi i një problemi më të madh.

Sipas ekspertëve të fushës, zgjidhja ekziston dhe është shumë e thjeshtë: një insekticid që kushton vetëm 1 euro për pemë do të mjaftonte për të shpëtuar drunjtë nga tharja.

Por problemi qëndron tjetërkund, mungon vullneti institucional.
A do të lejojmë që për një shumë simbolike qyteti ynë të humbasë gjelbërimin, bukurinë dhe ajrin e pastër që këta drunj ofrojnë?

Një gjë është e sigurt: mosreagimi sot do të na kushtojë nesër.

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer