Portali rajoni.org, dje ka raportuar se inspektorati dhe policia kanë zbarkuar në një vend punishtë.
Lajmin sot e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Komunikata e plotë:
Me datë 11 gusht 2023 dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga data e lartë-cekur që ka filluar të ndërtohet një objekt (pa leje ndërtimi) , dy të dyshuar meshkuj, nga mjetet e rënda u janë dëmtuar , rrugët, garazhet, mure të shtëpive–dhomave dhe pjesë të oborreve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatës policore dhe inspektorët komunal. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.