Tuesday, October 21, 2025

Skenderaj: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ndërtim pa leje dhe shkaktim rreziku të përgjithshëm

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj, ndaj dy personave me inicialet A.A. dhe A.A., për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit gjatë periudhës 20 korrik – 11 gusht 2023, në Skenderaj, në bashkëkryerje dhe me dashje, kanë kryer punime ndërtimore pa leje të nevojshme ligjore.

Po ashtu, ata akuzohen se nuk kanë vendosur pajisjet mbrojtëse gjatë punimeve, çka ka shkaktuar rrëshqitje të dheut rreth dhjetë metra nën nivelin e asfaltit, duke dëmtuar pronë publike dhe private, përfshirë edhe rrethojën e një çerdheje në ndërtim e sipër.

Prokuroria ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënimi përkatës sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj, ndaj dy (2) të pandehurve A.A., dhe A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Dy të pandehurit, akuzohen se nga data nga data 20.07.2023 deri më datë 11.08.2023, në Skenderaj , në bashkëkryerje me dashje dhe vetëdije të plotë, të pandehurit ne vend punishte janë hasur duke kryer punë pa leje të ndërtimit e cila kërkohet sipas ligjit.

Po ashtu, të pandehurit A.A., dhe A.A., akuzohen se në bashkëkryerje dhe me dashje, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara me ligj nuk i vendosin pajisjet për mbrojtje ashtu që gjatë mihjes së dheut dhjetë (10) metra nën nivelin e asfaltit ka ardhur deri te rrëshqitja masive e dheut, ku si pasojë e kësaj përpos dëmeve të shkaktuara në pronën publike përgjatë dy rrugëve si dhe murit e rrethojës së çerdhes së fëmijëve në ndërtim e sipër, po ashtu janë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në pronat private të të dëmtuarve F.S., dhe D. Xh.

Prokuroria ka propozuar që dy (2) të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të u shqiptohet sanksion penal të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer