Një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë po dyshohet se u përfshi nga zjarri më 28.02.2024 në fshatin Leçinë në Skenderaj.
Anëtari i familjes Shala ka raportuar se sipërfaqja është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
Ndërsa ka thënë se vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro.
Sipas Policisë, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.