Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 17 gusht 2025, rreth orës 23:45, në Skenderaj është shoqëruar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gazi me një karikator të zbrazët, si dhe një thikë, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Rajoni.org/