Sot ka ndërruar jetë, babai i dëshmorit të kombit Arben Nura, Hetem Nura, shkruan portali rajoni.org.
Hetemi gjatë gjithë jetës së tij, ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Si baba i dëshmorit ai mbeti gjithmonë krenare dhe i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, duke qenë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Hetem Nura, babai i dëshmorit Arben Nura, nga fshati Aqarevë, Komuna e Skenderajt. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e shtune), në orën 15:00, në varrezat e fshatit Aqarevë. Ngushëllime të sinqerta familjes Nura, miqve dhe të afërmve!”, thuhet në njoftimin e familjes.