Ka ndërruar jetë Hyla Selimi nga fshati Kuqicë e Komunës së Skenderajt. Hyla ishte e mbijetuar e masakrës së fshatit Kuçicë, një prej plagëve më të rënda të luftës, shkruan rajoni.org.
Në atë kohë, forcat serbe kishin marrë disa banorë të fshatit Kuçicë, ndër ta edhe bashkëshortin e saj, Mustafën dhe kunatin e saj, Rizahin.
Pasi i kishin dërguar në Klinë të Epërme, ata u pushkatuan mizorisht. Hyla mbeti me dhimbjen dhe plagën që nuk u shërua kurrë, duke e bartur peshën e humbjes me dinjitet dhe heshtje.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e kësaj lagjeje.