E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Skenderaj: Vjehrra 54-vjeçare ushtron dhunë ndaj nuses, ajo e denoncon në Polici

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në një familje në fshatin Leqinë të Skenderajt, ku një 54-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së djalit të saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 23-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikike dhe po ashtu e ka ofenduar me fjalë të ndryshme.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarën, e cila është intervistuar lidhur me rastin.

Ndërsa viktima është dërguar në strehimore, pasi nuk ka pranuar të kthehet te shtëpia e burrit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer