Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar me armë bashkëvendasin e tij, raporton portali rajoni.org.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 19:55 në fshatin Mikushnicë të Komunës se Skenderajt.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.