Kanye West dhe bashkëshortja Bianca Censori thuhet se janë ndaluar nga një kompani veneciane varkash pas ekspozimit të pahijshëm të reperit së fundmi.
Venezia Turismo Motoscafi, e cila i dha me qira varkën çiftit, i tha Daily Mail Australia të dielën se West dhe Censori “nuk do të jenë më të mirëpritur në asnjë prej anijeve të tyre“
Kompania pretendoi se punonjësit e tyre nuk ishin në dijeni se fituesi i Grammy-it kishte ulur pantallonat për të kryer seks oral në bord, derisa fotot u bënë publike javën e kaluar.
“Shoferi duhej të ruante trafikun dhe nuk i pa këto turpësi. Nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do të kishte zbritur menjëherë dhe do t’i raportonte shkelësit tek supervizorët e tij