Aktorja latine, Sofia Vergara, ka dhënë më shumë detaje rreth divorcit të saj nga Joe Manganiello.
Në një intervistë të re me gazetën spanjolle El Pais, 51-vjeçarja, tha e ata nuk ishin të të njëjtit medim kur bëhej fjalë për zgjerimin e familjes së tyre.
Ajo tha se qëndrimet e ndryshme përfundimisht çuan në divorcin e tyre, i cili u konfirmua nga PEOPLE në korrik.
“Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri, ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të isha një nënë e vjetër”, shpjegoi ylli i Griselda.
“Mendoj se nuk është e drejtë për fëmijën. Unë e respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua”.
Vergara, e cila ndan djalin Manolo me ish-burrin Joe Gonzalez, vazhdoi: “Unë pata një djalë në moshën 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë. Kështu që, nëse dashuria vjen, ai duhet të vijë me fëmijët [e tij]”.
“Unë jam pothuajse në menopauzë, kjo është mënyra e natyrshme e gjërave,” shtoi ajo, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.