Kandidati për kryetar të Skenderajt dhe kryetari i “Iniciativës Qytetare për Skenderajin”, Sokol Halili, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Aqarevë, ku u shpreh i bindur se ky vendimtar bashkim është dëshmi e vullnetit për ndryshim, shkruan rajoni.org.
Halili falënderoi biznesmenin nga Aqareva, Tafil Jashari, për gatishmërinë dhe përkrahjen financiare ndaj iniciativës së tij.
“Ju betohem se nuk do të ju zhgënjej. Sinqeriteti im është garancia më e madhe që unë nuk i përkas ‘qerdhes së kopilave’”, deklaroi Halili në fjalën e tij para qytetarëve.