E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Soni Malaj tregon se pse nuk e ndoqi penalisht Dua Lipën për të drejtat autoriale të këngës “Dance The Night”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “E diela jonë” në Radio Televisionin Shqiptar.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi, duke u rikthyer pak edhe në kohë me kujtimet e performancave që ajo bënte bashkë me Spirit Voice – grupin nga i cili edhe nisi karrierën.

Në veçanti, artistja me origjinë nga Tropoja ka diskutuar edhe për këngën e famshme “Fuoristrada”, të cilën grupi e kishin kënduar në festivalin “Këngët e Stinës” në vitin 1997.

Kënga ka një ngjashmëri të madhe pothuajse identike në një pjesë të saj me vijën melodike të këngës “Dance The Night” të Dua Lipës, të cilën ajo e publikoi gjatë vitit 2023 si kolonë zanore për filmin hit “Barbie”.

Ngjashmëria mes dy këngëve kishte shkaktuar një valë komentesh në internet, me shumë që pyesnin nëse kënga ishte kopjuar dhe nëse janë ndërmarrë hapa ligjorë apo jo.

Megjithatë, Soni e pyetur nëse Dua i kishte paguar asaj diçka për këtë këngë, me shaka tha: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer