Trepça dhe Peja do të “luftojnë” për trofeun e parë të sezonit të ri në basketbollin e Kosovës.
Rivalët e vjetër do të përballen në finalen e Superkupës, që zhvillohet sot (e diel), me fillim prej orës 17:00, shkruan Gazeta Express.
Ashtu si ndeshjet tjera të kësaj gare, edhe finalja e madhe e Superkupës do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” të Suharekës.
Gjatë rrugës deri në finale, mitrovicasit eliminuan Bashkimin në çerekfinale dhe Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët triumfuan ndaj Proton Cable Prizrenit në çerekfinale dhe ndaj Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale.
Kujtojmë se sezonin e kaluar Trepça e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, kurse Peja u shpall kampione e Kosovës.