E diel, 22 Dhjetor, 2024

Sot iu dha lamtumira e fundit vogëlushes që vdiq tragjikisht pas aksidentit në Klinë

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi të mërkurën e 6 shtatorit në fshatin Rixhevë të Klinës, i shkaktoi lëndime serioze një vajze të vogël. E mitura që u godit nga një veturë, u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej deri dje. Ajo nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë mbrëmë, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarët e të afërmit e vogëlushes, Arsa Balajt, u mblodhën sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Gllarevë për t’i dhënë asaj lamtumirën e fundit.

Për vdekjen tragjike të nxënës së klasës së dytë, ka dërguar telegram ngushëllimi edhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë.

“Në këto momente të rënda për prindërit dhe familjen e Arsës, Drejtoria e Arsimit u bashkohet dhimbjes së tyre dhe u shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta për vdekjen e bijës dhe mbesës së tyre”, thuhet në postimin e Komunës së Klinës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer