Tuesday, May 20, 2025

Sot në Baicë të Drenasit do të varroset e reja që humbi jetën tragjikisht mbrëmë në aksident trafiku

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Viktimat e këtij aksidenti është edhe Anita Vrellaku, 17-vjeçare, që ishte pasagjere.

Familjaret njoftojnë së ajo do të varroset sot në ora 19:00 në fshatin Baicë të Drenasit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë se më 19 maj 2025, pas një aksidenti tragjik në komunikacion, ka ndërruar jetë, Anita Fehmi Vrellaku. Ceremonia e varrimit do të mbahet sonte, më 20 maj 2025, në ora 19:00, në fshatin Baicë të Drenasit. Ndarja e saj e papritur ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën. Prehu në paqe, Anita. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt.

Ngushëllime familjes Vrellaku!”, thuhet në njoftimin e familjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer