Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi më 6 qershor në fshatin Lushtë të Mitrovicës ka përfunduar me pasoja fatale për Lavdim Hoti nga Kopiliqi i Poshtëm i Skenderajt, 34-vjeçar, i cili ndërroi jetë pas 14 ditësh luftë për jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Aksidenti kishte ndodhur si pasojë e mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës, çka rezultoi me lëndime të rënda për shoferin dhe pasagjeret. Më 20 qershor, rreth orës 19:55, Hoti ndërroi jetë në Repartin Intensiv të QKUK-së në Prishtinë.
Familjaret njoftojnë së varrimi i Lavdimit do të mbahet sot, më 21 qershor 2025, në ora 17:00, në fshatin Resnik, ku i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit.