Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur, shkruan rajoni.org.
Një nga viktimat e këtij aksidenti është edhe 27-vjeçarja Heroina Haliti – Aliu, e cila drejtonte automjetin
Familjaret njoftojnë së ajo do të varroset sot në ora 19:00 në varrezat e reja në Likofc të Skendwrajt.
“Të nderuar miq e familjarë, varrimi i të ndjerës, Heroina Haliti – Aliu bëhet sot në ora 19:00, te varrezat e reja në Likoc”, thuhet në njoftimin e familjes.