Sot do të bëhet varrimi i Beqir Shaqir Maloku (68 vjeç), i cili ishte raportuar i zhdukur në gusht 2025 dhe u gjet i pajetë dje në zonën pyjore “Pylli i Popit” në Istog.
Autoritetet policore dhe hetuesit kanë nisur procedurat për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe hetimet për rastin janë ende në zhvillim.
Familjarët dhe miqtë e tij shprehin dhimbjen dhe trishtimin e thellë për humbjen e tij.