Familja Brahimi nga Obiliqi ka njoftuar se sot do të varroset, Ilazi, i cili u vra të dielën në Majac të Podujevës.
Përmes një postimi nga një familjar i tij thuhet se të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit në orën 12:30.
Ndryshe, viktima u vra nga e dashura e tij, Ardita Gashi, e cila të dielën mbrëma e qëlloi edhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçare, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.
E plagosura dhe vet e dyshuara, vdiqën të hënën në QKUK. Kjo e fundit u lëndua pasi e plagosi veten.