Edhe pse në adresë të gabuar dje për redaksinë tonë është nisur një letër nga avokati Shefqet Ibrahimi i cili pretendon së portali rajoni paska botuar një shkrim qe ka të bëjë me shperndarjen e ndihmave në komunën e Skenderajt, respektivisht shkrimi me titullin “kaos dhe kacafytje“ si po keqpërdoren ndihmat në komunën e Skenderajt.
Ibrahimi kërkon qe ta dematojmë pjesën ku bëhet fjalë për përgatitjen e x personit për deputet/e ardhshme të Kosovës nga radhët e PDK’së dhe sipas tij për keqpërdorimet që janë bërë me rastin e shpërndarje se ndihmave në komunën e Skenderajt dhe akuza e fundit qe portali ka botuar fotografi pa autorizim.
Avokati në këtë shkresë kërkon që të zbulohet burimi i informatës ose në të kundërtën sipas tij nëse këmi kuptuar mirë rruga me e shkurt është ajo në polici.
Politika editoriale e redaksisë është e hapur për të gjithë dhe çdo informatë qe na vjen në adresë tonë ne jemi të gatshëm të botojmë; edhe mendimin ndryshe si në këtë rast të avokatit nëse ka fakte.
Pjesa ku kërkohet demantimi për “deputeten e ardhshme” dhe keqpërdorimin e ndihmave portali e ka botuar qe një kohë bukur te gjatë dhe deri sot nuk ka pasur kurrfarë reagimi nga protagonistet e atij lajmi në fjalë, përveç avokatit qe nuk cek se në emër te kujt është i autorizuar te bëj demnatimin ose sqarimin për këtë artikull.
Si do qe të jetë profesionalizmi dhe etika gazetareske donë që kur bëhet fjalë për kërkesa të tilla të kujtdo qoftë edhe si kjo e Avokatit në fjalë; ato do të botohen dhe sqarohen.
Qellimi i portalit është që gjatë raportimeve për lajme të ndryshme te mos ofendoj askënd e në këtë rast as protagonistet e lajmit dhe nëse nuk ka pasur të ‘vërteta’ aty ne jemi të gatshëm për sqarim.
Sa për autorizimin e fotos ky konstatim është skandaloz sepse ajo/ata janë në aktivitet publik dhe pagen e marrin po nga taksat tona.
Po aq skandaloze është edhe kerkesa për publikimin e burimit, Avokat lexoje ligjin për “Mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”.
Se sa është profesionale kjo letër edhe a ka tone kërcënues le te vlersojnē lexuesit, mirëpo pavarësisht kësaj; portali do të vazhdoj ta kryej misionin e vetë në informimin e publikut qe e ka edhe përdetyrë; siç do të publikojme edhe hulumtime tjera siç flitet për punësimin e tezakes se X drejtoreshës dhe formen e procedurës se konkursit.
Avokat në vend kësaj si medium të ftojmë qe të bashkëpunojmë në mbrotjen e të mirës.
Redaksia,
Rajoni.org!