E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Stadium i ri me 70 mijë vende, Inter prezanton projektin

Interi ka prezantuar projektin e tyre për stadium të ri në Rozzano dhe Assago, i cili pritet të këtë kapacitet prej rreth 70 mijë vendesh.

Milani dhe Interi shpresonin që të ndërtonin një stadium të ri afër “San Siro”-s, por kjo i është ndaluar nga autoritet lokale për të bërë punë të nivelit të dytë, pasi ligjet thonë se ky stadium pritet të këtë rëndësi arkeologjike dhe historike.
Dy klubet tashmë pritet t’i ndajnë rrugët dhe të dy kanë punuar projekte individuale për stadium që do të ndërtohet në zona periferike të qytetit të Milanos.

Interi ka zgjedhur një zonë në Rozzano, kështu që këtë mbrëmje shefat e Interit, Alessandro Antonello dhe Mark van Huuksloot, kanë prezantuar planin e tyre te kryetarët e Rozzanos dhe Assagos.

Është pritur që kapaciteti i stadiumit të ri të jetë 50 deri në 60 mijë ulëse, por në vend të kësaj ata e kanë zgjeruar atë duke e bërë me 70 mijë, që është afër 80 mijë në total sa ka vend në “San Siro”.

Ky do të jetë një stadium modern që rrallë mund të shihet në Itali, i cili do të jetë i hapur shtatë ditë të javës, jo vetëm në ditët e ndeshjeve me zona jashtë tij që do të shërbejnë për ushqim, pije, argëtim dhe shopping.

“Ne kemi formalizuar fillimin e një udhëtimi që do të bëjë që zona që ne kemi identifikuar në Rozzano të zhvillohet, derisa në takim janë marrë parasysh edhe këshillat e kryetarit të Assagos”, tha CEO i korporatës, Antonello.

“Takimi me dy administratorët është mbajtur në një klimë shumë miqësore”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer