Po vazhdon rinovimi në stadiumin e ‘Xhemail Ibishi’ në kryeqytet, stadium që i takon KF Flamurtarit.
Ka qenë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që ka publikuar pamjet e reja, shkruan Lajmi.net.
1500 ulëse janë shtuar në tribunën që është ndërtuar dhe i ka dhënë një pamje shumë të mirë stadiumit.
Postimi i Përparim Ramës pa ndërhyrje
Tribunë e re në stadiumin e “Flamurtarit
1500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik “Flamurtari” në Kryeqytet.
Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës.
Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës.