E enjte, 14 Nëntor, 2024

Stomatologjia në QKMF të Drenasit zgjat orarin e punës

Reparti i Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas ka zgjatur orarin e punës. Kjo në mënyrë që të ketë lehtësime për shërbime ndaj qytetarëve.

“Ky zgjerim i gamës së shërbimeve do të sjellë më shumë lehtësi për qytetarët. Nisur nga sot, banorët e Komunës së Drenasit mund të përfitojnë shërbime stomatologjike në oraret e zgjeruara, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes, pra me dy turne, falë një stafi të përkushtuar të profesionistëve shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.

Tutje në njoftim thuhet se ky vendim do të zgjerohet edhe në Tërstenik, Arllat dhe Komoran, për të siguruar qëndrueshmëri në ofrimin e shërbimeve stomatologjike.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer