Dr. Ragip Durmishi, tashmë i njohur për banorët e Rajonit të Drenicës, me sukses ka arritur të shtrihet edhe nëpër qytetet tjera të Kosovës.
Profesionalizimi, përvoja dhe mikëpritja nga ordinanca ”MedikaDent”, ka shtyer shumë qytetarë të vijnë në Skënderaj, për rregullime dentale të dhëmbëve.
Me qëllim që qytetarët nga vendet tjera të mos udhëtojnë në Skenderaj dhe me kërkesë të tyre, “MedikaDent” përveç qytetit të Skenderaj, tani e ka të hapur edhe ordinancat për shërbime stomatologjike në Prishtinë.
Mirëpo, kërkesa nga qytetarët e qytetve tjera për shërbimet stomatologjike të Dr. Ragip Durmishi, vetëm sa është rritur edhe më shumë, dhe në të ardhmën ordinancat e stomatologut Drenicas mund t’i shohim edhe nëpër qendrat tjera urbane të Kosovës.