E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 % ortodoks, 1,75 % katolik, 0,50 % asnjë besim

Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat përfundimtare sa i përket regjistrimit të popullësisë. Në prezantimin e të dhënave nga ASK është treguar edhe për përkatësinë fetare të popullësisë.

Sipas të dhënave të ASK, popullësia e Kosovës është një shumicë e madhe që i përkasin besimit islam.

93.49 % të qytetarëve të Republikës së Kosovës i përkasin besimit islam, 2,31 % janë të përkatësisë ortodokse, 1,75 % janë deklaruar katolikë, të tjerë 0.45 %, pa asnjë besim janë deklaruar 0,50 % dhe s’janë përgjigjur 1.50 %, shkruan Express.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer