E premte, 25 Tetor, 2024

“Subvencionet 3”- Apeli merr vendim për katër të akuzuarit

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e “Subvencione 3”, ndaj katër të akuzuarve Bejtush Gashi, Arbër dhe Halit Avdijaj dhe Sadush Kabashin.

Gjykata Themelore e Prishtinës më 18 shkurt 2023 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarve të lartcekur, duke i dënuar me 28 muaj burgim dhe me 3 mijë euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbi këtë vendim të Themelores ishin parashtruar ankesa nga mbrojtësit e 4 të akuzuarve me që rast me 29 nëntor 2023 ishte mbajtur seanca në Apeli duke u elboruar kështu ankesa e mbrojtësve të akuzuarve.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të akuzuarve Bejtush Gashi avokati Lavdrim Salihu, Arbër Avdijaj avokate Albana Kelmendi, dhe Halit Avdijaj avokate Merita Stublla-Emini dhe Sadush Kabashi avokati Berata Tmava, anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PS.nr….. të datës 18.09.2023, ashtu që çështja kthehet në rivendosje”, thuhet në vendimin e Apelit.

Në vendimin e Apeli të marr më 29 nëntor 2023, pas shqyrtimit dhe analizimit të ankesave dhe shkresave të lëndës në këtë rast ka gjetur se aktgjykimi i Themelores është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Tutje, në vendimin e tyre Apeli ka sqaruar se Themelorja me rastin e caktimit të dënimit me gjobë nuk ka dhënë asnjë arsyetim në raport me asnjë të pandehur, se cilat rrethana i ka marrë për bazë kur ka zëvendësuar dënimin me burg në atë me gjobë.

Andaj, sipas Apelit mungesa e arsyeve të dhënë nga gjykata lidhur me zëvendësimin e dënimit më burgim në atë me gjobë bënë që aktgjykimi i ankimuar të jetë në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Gjithashtu Apeli ka gjetur shkelje edhe në raport me të akuzuarin Arbër Avdijaj kur i ka shqiptuar dënim plotësues duke e detyruar në kompensimin e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë (AZHB), derisa sipas Apelit nuk është e qartë se cila ishte kërkesa e AZHB-së për kompensim të dënimit.

Edhe në raport me të akuzuarin Bejtush Gashi, Apeli ka gjetur shkelje sa i përket parashkrimit pasi që aktvendimi për fillimin e hetimeve ishte nxjerr me 27 shkurt 2023, ndërsa vepra pretendohet të jetë kryer në vitin 2016, andaj nuk mund të konstatohet sipas Apelit se është bërë ndërprerja e parashkrimit relativ.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore procedura penale ndaj katër të akuzuarve ishte veçuar në seancën e 6 shtatorit 2023, pasi të njëjtit e kishin pranuar fajësinë për veprat penale që iu vihen në barrë.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për rastin “Subvencionet 3”, për veprat penale mashtrim me subvencione, marrje e dhënie ryshfeti dhe ndihmë në kryerjen e këtyre veprave, akuzohen Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Halit Avdijaj, Salih Statovci, Bejtush Gashi, Afrim Abazaj, Arbër Avdijaj, Sadush Kabashi dhe Kumrije Maxharraj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer