Shkenctarja me famë botërore, dr. Ibadete Bytyçi, është ftuar të ligjeroj në Kongresin e 14 – të të Shoqatës kroate të Aterosklerozës e cila është në koordinim edhe me Shoqatën Evropiane të Aterosklerozës. Këtë kongres e udhëheq profesor Željko Reiner i cili në mënyrë të drejtpërdrejt i bëri ftesë dr. Bytyçi. Ky kongres organizohet në kryeqytetin e Kroacisë Zagreb në nëntor të këti viti, shkruan portali rajoni.org.
Dr. Ibadete Bytyçi po na bënë krenar vazhdimisht me punimet dhe prezantimet e saj anëkënd globit. Punimi i saj i fundit “ Madje edhe 4000 hapa në ditë mund ta ulin rrezikun e vdekjes, por më shumë është më mirë “ pati jehonë të madhe nëpër të gjitha mediat me renome botërore si CNN, The Guardian, BBC, The Independent, EurekAlert, Telegraph, Yahoo News, Forbes, NewsWeek, USA day etj)
Të rikujtojmë se ajo u refuzua nga Fakulteti i Mjekësisë për Profesor Universitar në një konkurs i cili u shoqërua me shumë parregullsi dhe nepotizem. Në ndërkohë u pranuan dy kandidatë të tjerë të cilët as për së afërmi nuk mund të krahasohen me sukseset e saj ndërkombëtare.