E enjte, 14 Nëntor, 2024

Sulmet e NATO’s për çlirimin e Kosovës, grafikoni tregon cili shtet hodhi më së shumti bomba ndaj caqeve serbe

Kanë kaluar mbi 24 vjet nga fushata ajrore e NATO’s ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit, forcat e të cilit po kryenin masakra e spastrim etnik në Kosovë. Padyshim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin lokomotiva e aleatëve që detyruan Beogradin të kapitullonte në qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

Por, grafikoni që mund ta shihni më poshtë tregon në detaje se kush e kishte barrën kryesore të luftës 78 ditëshe ajrore ose te Operacionit Forcat Aleate ( Operation Alied Force).

Siç mund të shihni barrën kryesore të bomardimeve e kishin bartur Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e mbulur 61 përqind të fushatës ajore të pasuara nga Franca me 8 përqind dhe Mbretëria e Bashkuar me 5 përqind. Një kontribut të ngjashëm me britanikët sipas grafikonit e kanë dhënë edhe holandezët me kontribut prej 5 përqind të sulmeve ajrore. Pas tyre vijnë italianët me 4 përqind, Gjermania 3 përëind, Kanadaja 3 përqind, Belgjika 3 përqind, Danimarka 2 përqind dhe po ashtu edhe Turqia me 2 perqind.

NATO njoftoi pezullimin e fushatës ajrore më 10 qershor 1999 pas Marrëveshjes Teknike Ushtarake me Republikën Federale të Jugosllavisë. Po atë ditë, Këshilli i Sigurimit të OKB’së nëpërmjet rezolutës 1244 mirëpriti pranimin nga Republika Federale e Jugosllavisë të parimeve për një zgjidhje politike, duke përfshirë një fund të menjëhershëm të dhunës dhe një tërheqje të shpejtë të forcave të saj ushtarake, policore dhe paraushtarake dhe vendosjen e një pranie efektive ndërkombëtare civile dhe të sigurisë. me pjesëmarrje të konsiderueshme të NATO-s.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer