Sulmi i dytë ndaj familjes Jashari, Gjeneral Nuredin Lushtaku bënë homazhe në Prekaz

0

Për ndër të 27-vjetorit të sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, sot Gjeneral Nuredin Lushtakusëbashku me bashkëpuntor ka bërë homazhe në kompleksin memorial në “Prekaz”, shkruan rajoni.org.

Ai tha së Familja Jashari është simbol i sakrificës sublime për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.

Postimi i plotë:

27 vite nga sulmi i dytë ndaj Familjes Jashari.

Sot, me nderimet më të larta për familjen legjendare Jashari, kujtojmë rezistencën e pathyeshme të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari me familje ndaj sulmit të dytë nga forcat paramilitare serbe në vitin 1998.

Familja Jashari është simbol i sakrificës sublime për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Me guximin dhe qëndresën e tyre, ata u bënë burim frymëzimi për brezat që luftuan dhe vazhdojnë të punojnë për një Kosovë të lirë e sovrane.
Kjo familje heroike mbetet një shembull i pavdekshëm i dashurisë për atdheun dhe sakrificës për idealet më të larta kombëtare.