Për nder të Dites se Veteranit dhe sulmit të parë ndaj Familjes Jashari, Bashkëluftetari i Adem Jasharit, Gjeneral Nuredin Lushtaku sot sëbashku me bashkëpuntor ka bërë homazhe në kompleksin memorial në “Prekaz” dhe në Marinë, shkruan portali rajoni.org.
Lushtaku ka thënë së liria që sot e gëzojmë është fryt i një sakrifice të përgjakshme dhe përkushtim shekullor i popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.
”Ky moment i rendesishem na fton të reflektojmë dhe të forcojmë unitetin tonë kombëtar, duke na rikujtuar se liria që sot e gëzojmë është fryt i një sakrifice të përgjakshme dhe përkushtim shekullor i popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Lushtaku në facebook.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Veteranit të UÇK-së!
Sot, në këtë ditë të veçantë, për nder të Dites se Veteranit dhe sulmit të parë ndaj Familjes Jashari, bashkë me veteranë të UÇK-së, qytetarë dhe aktivistë të IDEAL-it, u mblodhëm për të kujtuar dhe nderuar sakrificën sublime dhe heroizmin e Familjes së bacës Shaban Jashari, Komandantit Legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharit dhe të gjithë dëshmorët që dhanë gjithçka për lirinë e kombit shqiptar.
Ky moment i rendesishem na fton të reflektojmë dhe të forcojmë unitetin tonë kombëtar, duke na rikujtuar se liria që sot e gëzojmë është fryt i një sakrifice të përgjakshme dhe përkushtim shekullor i popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!
Respekt dhe nderime të përzemërta për të gjithë veteranët e UÇK-së!