E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Sulmohet një grua në mes të rrugës, 30-vjeçari i dyshuar bie në prangat e Policisë

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ndaj tyre ushtrohet dhunë fizike dhe psikike qoftë nga bashkëshortët anëtarët e tjerë të familjes, apo edhe persona me të cilët kanë raporte më të afërta. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur të dielën pasdite në rrugën “Enver Maloku” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë një burrë dyshohet se ka sulmuar një grua në mes të rrugës dhe më pas ka arritur që të largohej nga  vendi i ngjarjes.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për M.B., shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili po dyshohet se për motive akoma të panjohura e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti u denoncua menjëherë në Polici dhe i dyshuari u zhduk, por jo për një kohë të gjatë.

Pasi viktima dha një deklaratë para hetuesve policorë lidhur me atë që kishte ndodhur, i dyshuari u identifikua dhe njësitet policore arritën që ta arrestonin dhe shoqëronin në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën “Sulmi”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer