E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Sulmohet seksualisht një e mitur në Obiliq, 86-vjeçari i dyshuar përfundon në pranga

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Obiliq, ku i dyshuar është një 86-vjeçar, ndërsa viktimë një vajzë e mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima gjatë dëshmisë së saj ka pohuar që është shqetësuar disa herë nga i moshuari, e madje para një muaji e ka ngacmuar seksualisht në praninë e nënës së saj.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është intervistuar edhe nëna e viktimës në cilësinë e dëshmitares, ndërkohë që i moshuari është arrestuar dhe ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Bazuar në dëshminë e tij, kohë pas kohe i ka dhënë viktimës shuma solide parash, me qëllim që t’i ndihmojë, por ka mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer