Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni në fuq, Ballkani do të luaj në udhëtim ndaj Dukagjinit, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, n% Klinë, me fillim prej orës 15:00, shkruan IndeksOnline.
Ballkani aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 9 pikë, ndërsa Dukagjini ka vetëm 2 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit.
Ndeshja tjetër zhvillohet në Hajvali, mes Prishtinës dhe Lirisë.
Bardhekaltërit ndodhen në vendin e katërt me 8 pikë, kurse skuadra prizrenase ka grumbulluar 5 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë.
Edhe kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00