Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante.
Dukagjini nga Klina do të përballet me skuadrën e Lirisë, me takimin që do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
Skuadra e Llapit kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme ndaj Fushë Kosovës, duke u afruar më pas në vetëm një pikë me liderin e tabelës.
Kujtojmë që dje Drita e mposhti Ballkanin, Malisheva triumfoi ndaj Prishtinës, kurse Feronikeli ’74 dhe Gjilani barazuan në Drenas.