Përderisa rreth 100 mijë persona janë në kërkim të një pune, në vend ka zyrtarë që mbajnë disa vende pune në të njëjtën kohë. Një prej tyre është edhe Drejtori i zyrës ligjore në Ndërmarrjen Publike Banësore, Fatmir Krasniqi. Rajoni.org u sjell informacione rreth institucioneve ku punon i pari i zyres ligjore në NPB, shkruan rajoni.org.
Tash afër 2 vite, Fatmir Krasniqi, udhëheq me zyren ligjore në NPB. Nga ky institucion, Krasniqi merr mbi 14 mijë euro çdo vit. Mirëpo ky nuk është funksioni i vetëm që ai mban.
Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai ka deklaruar edhe tre funksione tjera.
Bëhet fjale për funksionin si ekspert i jashtëm në organin e shqyrtimit të prokurimit (data emërimit: 25.10.2022), për pozitën udhëheqes i prokurimit në Ndërmarrje Publike Banësore (data emërimit 19.05.2019) dhe pozitën trajner i institutit të Kosovës për Administratë Publike (18.03.2018).
Deklarimi i plotë i pasurisë së Fatmir Krasniqit në APK.