Wednesday, March 26, 2025

Supremja e hedh poshtë ankesën Petrit Hajdarit të PDK-së

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit të PDK-së për deputet, Petrit Hajdari.

Hajdari iu kishte drejtuar Supremes pasi të njëjtën ankesë ia rrëzoi një herë PZAP.

“Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa A.nr.636/2025, të datës 18.03.2025, është vendosur: “Refuzohen të pabazuara ankesat Anr.636/2025, nr.637/2025, Anr.638/2025 të datës 16.03.2025 të paraqitura nga kandidati për deputet P. H., nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, kundër rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09.02.2025”.

Kundër vendimit të lartpërmendur, kandidati për deputet P. H., nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, në afat të lejuar ligjor ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën i konteston rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve, përkatësisht pretendon se i njëjti është dëmtuar për një numër të caktuar votash si rezultat i parregullsive me të cilat është cenuar e drejta e votës dhe integriteti i procesit zgjedhor, si pasojë e së cilës i njëjti ka mbetur jashtë listës së kandidatëve të cilët do të certifikohen dhe atë në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Drenas dhe në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, me propozim që Gjykata Supreme të aprovojë ankesën si të bazuar, të anulojë vendimin A.nr.363/2025, datë 18.03.2025 të PZAP dhe të obligohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për rinumërimin e fletëvotimeve të përmendura më lart, me qëllim të evitimit të çfarëdo tjetërsimi të vullnetit qytetar”, thuhet në vendimin e Supremes.

Vendimi A636/2025 i PZAP-së thotë se refuzohen të pabazuara ankesat e Hajdarit të paraqitura kundër KQZ-së kundër rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Hajdari pretendon se më 22 shkurt nga tre qytetarë ka pranuar informacione se në një vendvotim në Komunën e Prizrenit megjithëqë kanë votuar për të, sipas rezultateve përfundimtare rezulton se ka marrë veç një votë.

Këta tre qytetarë – Ridvan Islamaj, Zyre Islamaj dhe Selver Islamaj – kanë deklaruar se për Hajdarin kanë votuar edhe miq e të afërm të tyre.

Hajdari, numër 51 në listën e PDK-së, nuk ka arritur të bëhet deputet, ndonëse ka marrë 16 mijë e 733 vota.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer