E diel, 17 Nëntor, 2024

Surprizon presidenti i Tottenham: Kemi përfshirë një klauzolë riblerjeje në kontratën e Harry Kane

Merkaton e verës që sapo lamë pas, “bomberi” anglez, Harry Kane la skuadrën e Tottenham për të nisur një “aventurë” jashtë Premier League, për herë të parë në karrierën e tij, “aventurë” që nisi te “bavarezët” e Bayern Munich.

Këta të fundit paguan plot 110 milionë euro për kartonin e “rekordmenit” anglez, mirëpo këtë të mërkurë, Presidenti i Tottenham, Daniel Levy ka zbuluar se në kontratën e 30-vjeçarit ekziston një klauzolë, e cila lejon rikthimin e Kane në Londër.

“Kemi përfshirë një klauzolë riblerjeje të Kane. Dua ta falënderoj për gjithçka ka bërë për ne. Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Tottenham. Ai është një nga të familjes, një pjesëtar shumë i dashur dhe i vlerësuar. Do të mbetet gjithmonë në historinë e Tottenhamit“,- u shpreh “numri 1” i Tottenham.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer