E diel, 17 Nëntor, 2024

“Syla group” në Skenderaj me peticion u ardh me peticion po don me “shku“?

Kompania qe merret më Ndërtimin e ndertesava të Larta “Syla Grup “po i dalin telasha me banorët fshatit Kline e Poshtmë [Lagjja IV].

Këta banorë nuk po e dojnë bazen/betonjerkën e kësaj kompanie.

Atë janë të paknaqur me telashet që po u sjell kjo baze/betonjerk për prodhimin e betonit.

Rajoni ka mësuar se për të dytën herë disa banorë se shpejti do të nisin një peticion përmës të cilës do kërkojnë qe e njejta të largohet nga zona në fjalë .

Ky grup i banorëve, njëri nga ta i kontaktuar nga rajoni ka thënë se një peticion e kanë bërë vitin e kaluar dhe një do t’a nisin sërish tanimë.

“Po e kemi dergu një vjet. Tani jemi tu e ba një tjetër. Si banor i lagjes Fejza, po ndihna i rrezikun jo veç une po krejt lagjja me zhurmen dhe dridhjet qe po i shkakton nga përpunimet e saj. Mall e kemi me flejt gjatë ditës, këtë nxeht mall e kemi me i hap dritaret në keper nga zhurma. Kur ja kanë leju ndërtimin e bazës e kanë shkel ligjin. Qysh guxon me dhënë leje të tille brenda vendbanimit bre, cili ligj e lejon!?”.

Sipas burimeve brenda komunës “syla group“ për ndertimin e një objekti të tillë shumë afër lagjës se këtij fshati ka pasur veç një lejë të përkohshme ndërtimore të dhënë nga pushteti i Bekim Jasharit e cila ishtë revukuar pas peticionit të pare. E njejta u ishtë ri-dhënë serish kompanisë “Syla Group” pasi kjo e fundit kishtë marrë një peticion/pelqim të banorëve për punimin e kësaj bazë.

Rajoni ka tentuar për te marrë kontakt me drejtuesit e “syla Grupit “ mirëpo dje nuk ka telefonin e tyre zyrtare.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer