Thursday, January 8, 2026

“Ta heqin flamurin e Shqipërisë nga varrezat”, Bekim Jashari i reagon Nexhmedin Spahiut pas deklaratave në “Pressing”

Pas deklaratave të analistit Nexhmedin Spahiu në emisionin “Pressing” në T7, ku ai foli për mundësinë që Murat Jashari të jetë kandidat rezervë për postin e presidentit të Kosovës, duke e kushtëzuar këtë me “kalimin nga flamuri kuq e zi në flamurin e Kosovës”, ka reaguar Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet ai bashkë me Besarta Jasharin, të shoqëruar me një mesazh.

“Amanet na e lanë të parët, brez pas brezi e djalë pas djali.

Me gjakun dhe sakrificën e tyre u rritëm ne, për të ta mbajtur lart me krenari.

Valo, o flamuri më i bukur në botë,” ka shkruar Bekim Jashari.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Spahiut, i cili tha se Murat Jashari, për t’u zgjedhur president, do të duhej të merrte “aprovim amerikan” dhe të distancohej nga simbolika e flamurit kuq e zi, duke theksuar se në varrezat e heronjve të Kosovës duhet të valojë vetëm flamuri i Kosovës.

“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, tha Spahiu.

Pas kësaj deklarate pati reagime edhe në studion e Pressingut.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer